Fluks pacientësh në urgjencën e Kukësit, 50 vizita në ditë për shkak të gripit

Për shkak të uljes së temperaturave, virozat dhe gripi ka prekur në masë qytetarët, e sidomos moshën pediatrike.
Urgjenca e spitalit Rajonal i Kukësit po përballet me një fluks të madh të pacientëve dhe në dy ditët e para të shkurtit.
Mjekja Pediatre Ada Pema thotë se mbi 50 vizita në ditë janë kryer në urgjencën pediatrike. “Numri i shtruarve është rritur krahasuar me muajt e tjerë. Temperaturë e lartë që zgjatë deri 3 ditë, problem me rrugët respiratore, janë disa nga simptomat e gripit që shfaqin pacientët”, tha mjekja .
Mjekja Pema thekson se duke referuar numrin e lartë të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për prindërit që kanë fëmijët e tyre sëmurë nuk duhet t’i dërgojnë në shkollë apo kopshte.
Ndërsa fëmijët që kanë shfaqur probleme më serioze me shëndetin janë shtruar në repart për të marrë shërbim të specializuar.
Referuar informacioneve të marra dhe moshat e rritura janë të prekur nga gripi, ku në 24 orë janë paraqitur 70 pacientë në urgjencën e spitalit të Kukësit.
Gazetare: Shkurte Elezaj
/rtsh.al/