E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investitore nga Katari interes per energjine

Sipërmarrës  të sektorit të energjisë dhe minierave nga Katari kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri. Gjatë një takimi me ministrin e METE, Edmond Haxhinasto, përfaqësues të lartë të agjencive të Katarit kanë paraqitur projektet e tyre investuese në sektorin e prodhimit të energjisë dhe nxjerrjes dhe përpunimit të minierave. Gjatë këtij takimi kreu i METE informoi delegacionin   mbi potencialin që ka vendi ynë në këta sektorë. Ministri Haxhinasto i njohu ata me ligjet shqiptare për energjinë dhe minierat, dhe i informoi për klimën e mirë të të bërit biznes në Shqipëri, si taksat e ulëta dhe lehtësi të tjera të vendosura nga qeveria.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›