E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bindja e qeverise taksa mbi kapitalin nje takse e padrejte

Kryeministri, Sali Berisha ishte pjesë e konferencës së investitorëve të huaj, ku vlerësoi kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.  Sipas tij, janë pikërisht investimet ato që bënë të mundur që ekonomia shqiptare të qëndrojë jashtë recesionit. 
Por nga ana tjetër Kryeministri shprehu bindjen e tij dhe të qeverisë që drejton se taksa mbi kapitalin është një taksë e padrejtë “Ekononia shqiptare ka patur rritje të sigurtë. Do të mbështeshtim dhe do të lehtësojmë veprimtarinë tuaj. Sot ka një debat të madh për taksat. Kapitali nuk duhet të taksuar, pasi taksa ndaj kapitalit është një taksë e padrejtë. Unë jam i lumtur që vij para jush pasi përmes dialogut  arritëm që të hiqnim taksën e kapitalit”, vuri në dukje Berisha, duke rikujtuar këtu, heqjen e takës ndaj makinerive. 
Njëkohësisht, kreu i ekzekutivit evidentoi faktin se “qeveria i përmbahet besimit se Shqipëria do të qëndrojë jashtë kësaj krize vetëm duke ndihmuar investitorët”. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›