Investues ndërkombëtare planifikojnë të blejnë Chelsean
Një grup i përbërë nga tetë investues ndërkombëtarë dëshiron t'i bëjë një ofertë Roman Abramovich për blerjen e klubit londinez Çelsi, ka thënë njëri nga investuesit. Menaxheri i kompanisë "Falcon Equity", Holger Hajms, ka thënë të martën se një grup investuesish nga Evropa dhe Azia po përgatisin ofertën për blerjen e Çelsit, anëtar i të cilit është kapiteni i reprezentacionit të Gjermanisë Mihael Balak. Ai ka shtuar se edhe anëtari i këshillit drejtues të kompanisë nga Abu Dabi, e cila vitin e kaluar ka blerë Mançester Sitin, Sulejman al-Fahim, po ashtu është pjesë e grupit të interesuar. Kohët e fundit, mediat kanë shkruar se miliarderi rus, pronari i Çelsit Roman Abramoviq dëshiron të shesë klubin. Hajms nuk deshi të bëjë të ditur se sa është i gatshëm grupi të paguajë për blerjen e Çelsit, por tha se janë të gatshëm të shkojnë deri "tek oferta më e lartë". Tablodi gjerman "Bild" ka shkruar se oferta e mundshme kap vlerën 770 milionë euro. Megjithatë, Hajms ka konfirmuar se deri më tash nuk kanë kontaktuar Abramovich për të biseduar rreth blerjes eventuale të Çelsit