ISHP-ja,paralajmëron për përhapjen e virozave
ISHP paralajmëron popullatën për përhapjen e epidemisë gripalenë vend. Autoritetet pranë këtij instituti pohojnë se rastet janë rritur shumë në ditët e fundit, dhe ekziston mundësia për shpërthimin e epidemisë, pasi numri aktual i të prekurve nga virozat është më i lartë edhe sesa e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Deri më tani epidemiologët nuk kanë izoluar asnjë rast gripi në laborator, por nuk mohojnë mundësinë e pranisë së tij në popullatë. Në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ka pasur një shpërthim rastesh virale në vend, por zyrtarisht nuk u konfirmua asnjë rast me grip. Sa u takon viruse në qarkullim, sipas epidemiologëve nuk rezulon të ketë në qarkulim ndonjë tip të ri virusi.