Inzaghi: Milani do të jetë klubi i fundit

Sulmuesi italian Pippo Inzaghi dëshiron që Milani të jetë klubi i tij i fundit në karrierë.
Inzaghi është duke vuajtur nga një dëmtim serioz në gju, që kishte nevojë për operacion dhe fillimisht u mendua se sezoni kishte përfunduar për të.
“Shpresoj se do të mund të kthehem para fundit të sezonit. Jose Mourinho më telefonon çdo të tretën ose katërtën ditë për të parë gjendjen time. Dua ta mbaroj karrierën me fanellën kuq e zi”, ka thënë Inzaghi në një intervistë të fundit.