Reali ofron Benzema për Clichy

Rezistenca e Arsenalit pritet të testohet edhe një herë pas raporteve të fundit se Real Madridi dëshiron të transferojë mbrojtësin Gael Clichy.
Jose Mourinho nuk e ka bërë sekret se dëshiron një mbrojtës të majtë të klasit botëror pasi ishte në kërkim të Ashley Cole verën e kaluar dhe tani do të kthehet drej Clichy duke përfshirë sulmuesin Karim Benzema në marrëveshje.
Sulmuesi francez nuk ka folur për një largim nga Bernabeu, pavarësisht se ka filluar të ngjallet muajin e fundit, por presidenti i Realit, Florentino Perez, dëshiron t`i shkurtojë humbjet.
Francezi i kushtoi ekipit spanjoll 30 milionë paund, por ai vazhdimisht ka mbetur nën hijen e sulmuesit Gonzalo Higuain.
Pasi Madridit i është thënë se anësori i Tottenham, Gareth Bale, nuk është për shitje, ata tani kanë kthyer shikimin drejt lojtarit tjetër në listë, i cili besohet se është Clichy. Ndoshta mundësia për të transferuar Benzema, mund ta nxisë trajnerin Arsene Wenger për të bërë një ujdi.