Pastore krahason veten me Messin

Ylli i Palermos, Javier Pastore, edhe një herë ka shprehur admirimin e tij për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Pastore ka thënë se ai sheh ngjashmëri me shokun e skuadrës te kombëtarja argjentinase, dhe dëshiron të luajë sa më shpesh me të.
"Leo është një person shumë i qetë. Ai është një person i mrekullueshëm dhe ne kemi një karakter të ngjashëm".
"A do të isha unë bashkë-lojtari i tij i përkryer? Duhet ta pyesni atë, pasi ai ka luajtur te Barcelona për 10 vite çdo ditë me të njëjtët njerëz. Ai është mësuar të luajë me njerëz të cilët dinë të luajnë mirë me top. Do të ishte mirë të arrijmë dhe të luajmë si Barcelona", ka thënë Pastore.