Kompanite e huaja, te interesuara per elektricitetin shqiptar
Linjat jo te rregullta te transmetimit, e pengojne Shqiperine te shese energji ne tregun nderkombetar. Ne kohen kur paraqitet nje situate e mire hidrike ne vend, Bojaxhi u shpreh se pengese jane linjat e interkonjeksionit, pasi nuk ka shume linja dhe ka shkeputje. Drejtori i KESH-it vuri ne dukje faktin se ka pasur oferta nga kompani te huaja per te blere energji elektrike. "Javen e kaluar, ne kemi pasur dhe nje takim me perfaqesues te ENEL-it, te cilet shprehen interes per te blere energji elektrike", tha ai, duke nenvizuar se "ne u shprehem te gatshem, pasi kemi interes me te madh per kompanite publike". Ne kete drejtim kreu i KESH-it shtoi se "ky ishte vetem nje takim paraprak, ndersa javet e ardhshme do te mund te shihet se si do te procedohet". Per sa i takon ecurise se punimeve ne termocentralin e Vlores, Bojaxhi informoi se punimet pritet te perfundojne ne mesin e ketij viti. "Ka pasur nje problem ne pjesen e detit, per shkak te predhave qe ndodhen aty", tha ai. Nderkohe punimet ne linjen e interkonjeksionit me Malin e Zi, ne te dy linjat Tirane-Podgorice dhe Tirane-Elbasan, pritet te perfundojne ne fund te ketij viti. Lidhur me nivelin e humbjeve dhe arketimeve, ne periudhen 2005-2008, kreu i KESH-it tha se "kurba e nivelit te arketimeve dhe uljes se humbjeve te energjise gjate vitit 2005 erdhi duke u perkeqesuar, ndersa filloi te permiresohej vetem ne vitin 2007 dhe 2008-en". Duke u ndalur ne nivelin e arketimeve, Bojaxhi u shpreh se vihet re nje diferencim nga Tirana ne zonat e tjera. "Jane zona si Kukesi apo Shkodra, qe kane nje nivel me te ulet te arketimit", perfundoi ai.
.
.