Policia e Shtetit kallëzim penal policisë bashkiake
“Është në praktikën e punës së Policisë dhe njëkohësisht një detyrim ligjor i saj, të mbështesë në veprimtarinë e tyre institucionale qëndrore dhe vendore. Vetëm gjatë këtij viti, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka mbështetur në 5 raste Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe në 675 raste Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës”, thekson komunikata për mediat e shpërndarë nga kjo polici.
Drejtoria e Policisë bën me dije se forcat e Policisë Bashkiake të Bashkisë Tiranë, kanë tentuar dhe janë konfrontuar me punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kishin bllokuar zonën për të garantuar veprimtarinë e normale të Inspektoriatit Ndërtimor si dhe për të garantuar jetën e shëndetin e qytetarëve, si pasojë e punimeve që po kryheshin për prishjen e këtij objekti. Për këto veprime antiligjore të kryera nga Policia Bashkiake, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka pregatitur dhe do të dërgojë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
“Duke i vlerësuar këto veprime si të pa preçedenta dhe antiligjore, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, garanton opinionin publik se panvarësisht nga këto veprime, në të gjithë veprimtarinë e saj, do të udhëhiqet vetëm tek ligji”, vijon deklarata.