Irak, 22 të vdekur nga një sulm me bombë
Bagdad -Të paktën 22 persona mbetën të vdekur sot në Bagdad, në sulme që duket se nuk kanë fund. Ngjarja e rëndë erdhi nga shpërthimi i një bombe në afërsi të një stacioni autobusi, ku mbetën të plagosur gjithashtu edhe 50 persona të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e qytetit të banuar me shiit. Ky është sulmi me numrin më të madh të viktimave nga 10 nëntori. Sulmet vetëvrasëse kanë nisur në Irak, që prej vitit 2003, kohë kur trupat amerikane dhe avionë teknologjik të kohës së fundi, sulmuan vendin e pasur me naftë. Qëllimi ishte rrëzimi nga pushtetit të Sadam Hysein.