E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI reagon ndaj ligjit

Tiranë - Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar disa shtesa dhe shfuqizime që parashikohen në Projekt ligjin mbi “Prokurorinë”. Gjatë një conference për shtyp, Anëtrai I KDK-së të LSI-së, Nasip Naço, u shpreh se ky “reformim i institucionit të organit të akuzës“ po vjen në një kohë kur ky organ, po heton dhe ka dërguar për gjykim disa procedime penale për funksionarë të lartë publik si ajo e Gërdecit e rrugës Durrës –Kukes, e Fazlliç të zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha dhe dhjetëra procese të tjera ku Qeveria e duarve të pastra po del para qytetarëve dhe opinionit ndërkombëtar si Qeveria e duarve të pista .

Sipas tij, në këtë projektligj të propozuar nga Ministria e Drejtësisë edhe pse paraqiten rreth 34 nene, të cilat na “shiten” si reformim të këtij institucioni, në disa prej tyre vërejme se ato cënojnë rëndë punën dhe pavarësinë e tij.
Ai shtoi se në situatën që po kalon mazhoranca e sotme, ku perditë po përballet me ushtrimin e ndjekjes penale nga prokuroria, me ndryshimet e bëra kërkohet që të mos kemi një Prokuror të Përgjithshëm, të fortë e të pavaruar, që zbaton ligjet pa patur parasysh qëndrimet politike apo ndikime të tjera për zhvillimin e vazhdueshëm demokratik të Shqipërisë. “Me ndryshimin e këtij ligji mazhoranca kërkon që prokurorët dhe në veçanti Prokurori i Përgjithshëm, të dalë jashtë parimit kushtetues, që Prokuroria nga një institucion i pavarur, që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq e cila funksionon pranë sistemit gjyqësor dhe kontrollohet prej këtij sistemi", të funksionojë duke u kontrolluar nga Qeveria për të mbyllur aferat e saj korruptive”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›