E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 27 të vdekur nga një seri atentatesh

"Të paktën 22 persona u gjetën të vdekur dhe 25 të tjerë të plagosur nga shpërthimi i një bombe në një parking të xhamisë al-Churufi në lagjen al-Chaab, në verilindje të Bagdad, theksoi një nga burimet. Kjo xhami frekuentohej nga simpatizantë të shefit radikal shiit, Moqtada Sadr.

Dy bomba të tjera shpërthyen në momentin ku besimtarët po dilnin nga xhamia Rassoul al-Azam në Jisr Diyala, në një lagje në jug të Bagdadit, në përfundim të faljes së përjavshme. Katër besimtarë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i këtyre dy bombave'', shtoi i njëjti burim. Në lagjen Zaafaraniyah, në jug të Bagdadit u vra një besimtar dhe tre të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe para një xhamie'', theksoi i njëjti burim.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›