E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i kandidatit për në BE, Bregu fajëson opozitën

Mosplotësimi i kriterit politik ka penguar marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka bërë fajtore opozitën për mosplotësimin e kritereve. Duke folur në tryezën për rishikimin e planit të veprimit për integrimin, Bregu u shpreh se bojkoti i opozitës dhe mosmiratimi i ligjeve me 3/5 bënë që Shqipëria të mos marrë statusin e kandidatit.

Mungesa e dialogut nuk mundësoi marrjen e statusit kandidat. Bojkoti i gjatë nga opozita dhe bllokimi i ligjeve me 3/5 ishin kryesore për mosplotësimin e kriterit politik. Ne presim që të mos kemi më pengesa të tilla. E rëndësishme është që ligje të tjera me 3/5 të miratohen, sikurse dhe hapa të tjerë, theksoi Bregu.

Ministrja Bregu shtoi gjithashtu se plani i veprimit ka nevojë për një rishikim, në mënyrë që të përshpejtohen hapat drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.

Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, u shpreh se mbështet rishikimin e planit të veprimit, duke theksuar rëndësinë e konsultimeve me shoqërinë civile.

Të sigurohemi që do të merren hapa konkrete për rekomandimet e BE. Besojmë që roli i shoqërisë civile është një parakusht për integrimin në BE. Rëndësi konsultimet me shqërinë civile. Po ashtu, neve e dimë që shoqëria civile mund të luajë një rol kyç për ndërtimin e besimit të forcave të ndryshme, për transforimin e një shoqërie që mund të ketë një funksionim më të mirë të ligjit, të një ekonomie që funksionon më mirë, një shoqëri më demokratike, deklaroi Sequi, duke shprehur gatishmërinë e BE-së për të asistuar procesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›