E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje çon në Kushtetuese mocionin e PDK-së

Lëvizja Vetëvendosje, subjekti i tretë për nga fuqia politike në Kosovë, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetueses përgjigje për kushtetutshmërinë e mocionit të Partisë Demokratike të Kosovës të miratuar më 20 janar në Kuvendin e Kosovës.

Pas depozitimit të kërkesës, përfaqësuesi i VV, Visar Ymeri, është shprehur për mediat kosovare se lëvizja e Albin Kurtit ka deponuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese e cila konteston vendimin  nr 04-V-279 të datës 20.1.2012 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e posaçërisht pikat  në 1 dhe 2 të këtij vendimi.

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se përmbajtja e  këtij vendimi është kundërkushtetues për faktin se marrëveshjet ndërkombëtare janë ratifikuar me shumicën e thjeshtë të të gjithë deputetëve dhe me vendim,e jo në bazë të nenit 18 të Kushtetutës dhe të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, ka thënë ai. / Koha Ditore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›