Irak, 30 të vrarë nga sulmet me bomba
Zyrtarët në Irak kanë deklaruar se 30 persona janë vrarë nga një valë sulmesh me bomba në zonat me popullatë dominuese shiite.
Shpëthimet filluan menjëherë pas Iftarit të Dielën në mbrëmje.
Të paktën tetë persona u vranë në qytetin-port në pjesën veriore të Irakut, Basra.
Raportohet për shpërthime edhe në Qerbela, Kut, Nasirija dhe Musajib.
Iraku është në mes të periudhës më të keqe të dhunës për disa vite të fundit. Kjo i ka shtuar shqetësimet se ky vend mund të zhytet në luftë sektare.
Ditën e Shtunë, më se 20 persona ishin vrarë nga sulmet me bomba, që në shënjestër kishin xhamitë sunite në Bagdad.