E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seul, Asiana, padi kundër një rrjeti televiziv amerikan

Kompania ajrore e Koresë Jugore, Asiana, ka deklaruar  se do të përgatisë padi kundër një rrjeti televiziv amerikan, i cili ka transmetuar emra të rremë dhe fyerje raciste për katër pilotët e aeroplanit, që u përplas në aeroportin e San Franciskos, ku u vranë katër persona.

Një zëdhënëse e kompanisë Asiana, tha se raporti i ka fyer aziatët dhe e ka dëmtuar reputacionin e kësaj kompanie. Ajo tha se kompania do të dërgoj padi në ndonjë gjyq amerikan.

Televizioni  KTVU ka kërkuar ndjesë për raportin e tij.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, që është autoritet i qeverisë amerikane për sigurinë ajrore, gjithashtu, ka kërkuar falje, duke thënë se gabimisht ishin konfirmuar emrat racistë për anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të udhëtarëve.

As rrjeti televiziv, e as Bordi i Sigurisë nuk kanë thënë se kush i kishte përdorur i pari emrat.

Gjatë përplasjes së aeroplanit më 6 Korrik, në aeroportin ndërkombëtar në San Francisko, u vranë 4 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›