E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 5 të vdekur në një funeral pas një akti kamikaz

Gjatë një ceremonie mortore në perëndim të Bagdadit të paktën 5 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një atentati vetëvrasës kamikaz.
Sipas mediave irakene, atentatori kamikaz aktivizoi një xhup të mbushur me eksploziv pasi hyri me forcë mes turmës se dendur.
Sipas burimeve, mes viktimave rezultojnë edhe disa krerë të Sahuase, fraksioni tribal kunder Al Kaedës, si dhe zyrtarë të forcave te rendit.
Ky sulm kamikaze ishte me më shumë viktima që nga fillimi i muajit të kaluar shtator, muaj i cili sipas raportit të forcave të NATO-s ka qenë më pak i përgjakshmi që nga fillim i ndërhyrjes në vitin 2003.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›