Siçili, rindërtimi i banesave kërkon 5 muaj kohë
Këtë fakt e bëri të ditur kryeministri italian Silvio Berluskoni gjatë një interviste për radion publike “Rai”.
Sipas bilancit të fundit nga mbrojtja civile, përmbytjet shkaktuan 23 të vdekur dhe 35 persona rezultojnë të zhdukur.
"Ngjarja e Akuilas është e vetmja në botë dhe na jep mundësinë që këto lagje të ndërtohen për katër deri në pesë muaj'', shtoi Berluskoni, duke iu referuar rindërtimit të shpejtë të banesave për qindra të pastrehë pas tërmetit, që shkaktoi te paktën 300 të vdekur në Akuila, në fillim të muajit prill.
Ndërtesat që u shembën në disa lokalitete në jug të Mesinës nuk do të zëvendësohen me të njëjtat. Qeveria ka parishikuar që t'i strehojë të pastrehët në banesa të tjera sipas modelit të Akuilas, në zonat më të sigurta.
Silvio Berluskoni njoftoi gjithashtu se do të propozojë zhbllokimin e një miliardë eurove për zonat e rrezikuara hidro-gjeologjike gjatë mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Ministrave.