Kosovë, takim kokë më kokë Berisha-Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha po zhvillon një takim kokë më kokë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Kosovë.
Pas takimit, pritet që dy kryeministrat të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Mediat i kanë kushtuar vëmendje shumë të madhe vizitës së kreut të qeverisë shqiptare, po ashtu edhe në rrugët e Prishtinë janë vendosur shumë banderola ku shkruhet "Mirëserdhe Sali Berisha".
Berisha shoqërohet në këtë takim nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe zëvendësministrja e jashtme Edit'h Harxhi.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit Berisha pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Pritet që kreu i qeverisë shqiptare dhe ai kosovar të firmosin një sërë marrëveshjes mes dy vendeve.
Gjatë vizitës së tij, kreu i qeverisë shqiptare do të pritet nga liderët institucional të Kosovës, nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Bexhet Pacolli (AKR) etj.