Irak, 5 të vdekur nga një shpërthim kamikaz
Bagdad (start)-Të paktën pesë persona mbetën të vdekur sot, si pasojë e shpërthimit të një bombe, ku një kamikaz hodhi veten në erë. Nga sulmi mbetën të plagosur edhe 12 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një postbllok jashtë kompleksit të fortifikuar të Zonës së Gjelbër në Bagdad, njoftoi policia. Policia deklaroi se viktimat ishin dy ushtarë dhe tre persona të tjerë. Ata theksuan se ky ishte një vlerësim fillestar dhe se numri i viktimave mund të rritej.