E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Hyseni vizitë në Nju Jork

Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni sot pritet të udhëtojë në Nju Jork për të lobuar kundër planit gjashtë pikësh të OKB-së. Kabineti i shefit të diplomacisë kosovare theksoi se pjesëmarrja do të jetë me qëllim të kundërshtimit të planit gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për vendosjen e misionit evropian Euleks. Ministri Hyseni pritet që të prezantojë argumentet e institucioneve të Kosovës për planin e saj për vendosjen e misionit evropian. "Pala kosovare në Nju Jork do të shprehë qëndrimin për kundërshtimin e planit gjashtëpikësh për vendosjen e Euleks dhe vendosjen e këtij misioni në bazë të katër pikave të paraqitura nga Prishtina", theskuan zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›