Presidentët Karzai e Obama bisedojnë nëpërmjet telefonit
Zyrtarët afgane kanë thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama, ka biseduar në telefon me presidentin Afgan Hamid Karzai. Sipas zyrtareve Obama ka premtuar se ndihma e Washingtonit do të vazhdojë. Obama ka thënë se luftimi i terrorizmit në Afganistan dhe në rajon do të jenë një ndër prioritetet kryesore në administratën e tij. Bisedimet telefonike mes Obamës dhe Karzait shënojnë kontaktin e parë të raportuar në mes të dy lidereve. SHBA-ja aktualisht ka 32,000 trupa ushtarake të vendosura në Afganistan. Sipas sekretarit të mbrojtjes Robert Gates, presidenti George Bush planifikon që të dergojë 3,500 trupa shtesë gjatë vitit të ardhshëm, për të shtypur kryengritjet talebane dhe të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të cilat janë parapare për vitin e ardhshëm