Irak: Protesta kundër vizitës së Bajdenit

Mbështetësit e klerikut shiit, Moktada al-Sader, kanë protestuar kundër vizitës së zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, në Irak.
Rreth 2000 njerëz janë tubuar në qytetin Kufa, duke brohoritur slogane kundër SHBA-ve.
Bajden ka qëndruar në Irak të enjten, në vizitën e parë që nga rizgjedhja e Nuri al-Malikit kryeministër. Lëvizja e Al-Saderit ka fituar shtatë ministri në qeverinë e re irakiane.