Gujana, shteti shtatë i A. Jugut që njeh Palestinën

Lajmi bëhet i ditur nga Al Xhazira, e cila citoi një komunikatë të ministrisë së Jashtme të Gujanës.
“Shpresojmë që njohjet në rritje të shtetit të Palestinës do të kontribuojnë në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez dhe krijimin e një paqeje të qëndrueshme në rajon”, shkruhet në komunikatë.
Gjatë javës së kaluar, agjencitë ndërkombëtare të lajmeve cituan Presidentin e Kilit, Sebastjan Pinera, të ketë theksuar se “liderët e partive politike të Kilit e njohin shtetin e Palestinës”, teksa kishin votuar edhe në senat.
Ndërsa, më herët gjatë muajit, edhe Brazili, Venezuela dhe Argjentina e njohën shtetin e Palestinës me kufijtë e para vitit 1967, veprim të cilin SHBA-të dhe Izraeli e cilësuan si kundër produktiv.
/Start/F. Prroni/
2011-01-14 10:49
[