Eshton: Bisedimet për Iranin, javën e ardhshme
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, njëherësh ndërmjetëse e fuqive të mëdha në negociatat me Iranin për programin e tij bërthamor, tha se synimet atomike të Teheranit do të diskutohen javën e ardhshme në Stamboll, pavarësisht kundërshtimeve të autoriteteve iraniane.
“Për mua është e qartë. Kemi ardhur të diskutojmë çështjen bërthamore dhe këtë do ta bëjmë”, ka thënë Eshton pas takimit me ministrin e Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.