E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak/ Të paktën 25 të vdekur nga një atentat me autobombë

Të paktën 25 persona gjetën vdekjen në një atentat të dyfishtë që ndodhi sot me autobombë, në qendër të Bagdadit dhe 40 të tjerë u plagosën, njofton Ministria e Brendshme. Bilanci i parë i këtij atentati të dyfishtë që pati në shënjestër selinë e guvernatorit të Bagdadit dhe Ministrinë e Drejtësisë, në qendër të kryeqytetit, përmendte katër të vdekur dhe tetë të plagosur, duke cituar një burim në Ministrinë e Brendshme, ndërsa burime pranë ambulancave jepnin bilancin me 14 të vdekur.
Shpërthimi i parë ndodhi në Ministrinë e Drejtësisë dhe disa minuta më vonë një shpërthim tjetër goditi selinë e guvernatorit të Bagdadit. Këto shpërthime të kujtojnë ato të 19 gushtit kundër Ministrive të Jashtme dhe të Financave që shkaktuan rreth 100 të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›