METE: Zgjedhja e Jakës kundër statutit

Zgjedhja e Nikolin Jakës në krye të Dhomës së Tregtisë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, e cila e ka konsideruar të pavlefshme këtë zgjedhje.
Sipas Ministrisë, zgjedhja e Jakajt është e pavlefshme për shkak se Prokuroria vazhdon të ndjekë çështjen e tij për korrupsion në Gjykatën e Lartë. "Zgjedhja e Kryetarit te ri bie ndesh me statutin e insitucionit, neni nr.6, i cili thotë se asnjë anëtar asambleje nuk mund të zgjidhet nëse është i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra penale", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë.
Ndër të tjera, ministria thekson se Jaka nuk kishte paraqitur përpara asamblesë së Dhomës së Tregtisë, asnjë dokument që vërteton se ai ka fituar pafajësi nga gjykata në lidhje me dënimin dhe burgosjen e tij për veprën penale të korrupsionit.
Nikolin Jaka në kohën që mbante postin e zëvendësministrit të Transporteve u akuzua për korrupsion në tenderat e rrugëve dhe u vu ne pranga në kuadër të operacionit të koduar "Duart e pastra".
Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë, si dhe për tri vite iu hoq e drejta për të ushtruar ndonjë funksion publik.
Por me pas gjykata e Apelit e rrëzoi këtë vendim, duke çliruar nga akuzat Jakën, i cili qëndroi në qeli për nëntë muaj.