E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, amerikanët nisin të lënë qytetet

Forcat e armatosura amerikane hodhën hapin e parë drejt tërheqjes së trupave nga qytetet irakiane, duke u larguar nga një bazë në Bagdad, e cila, sipas zyrtarëve vendas, do të kthehet në destinacionin e dikurshëm, në një qendër tregtare. Është baza e parë amerikane që u dorëzohet irakianëve që kur forcat e armatosura amerikane nënshkruan një pakt të ri sigurie me autoritetet vendase. Pakti i detyron amerikanët të largohen nga qytetet gjatë 2009-ës dhe nga i gjithë vendi brenda vitit 2011.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›