Sulmi kamikaz, 38 të vdekur
Atentat i përgjakshëm dje paradite në Bagdad: një grua kamikaze shpërtheu veten në Kadimia, pranë xhamisë më të madhe shiite në kryeqytet, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave (sipas burimeve të tjera 35) e plagosjen e mbi 55 të tjerëve. Sulmi u krye në një pikë kontrolli pranë xhamisë shiite të ngritur për nder të imamit Musa, ndërsa dhjetëra besimtarë përgatiteshin për një ceremoni rituale. Mësohet se pjesa më e madhe e viktimave janë iranianë, mes të cilëve shumë gra e fëmijë.