Izraeli hyn thellë në Gaza
Trupat tokësore izraelite, të mbështetura nga tanket, ndanë më dysh Rripin e Gazës të dielën përgjatë një ofensive kundër forcave të organizatës Hamas, që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 500 palestinezëve, pjesa më e madhe civilë. Me mbështetje të vazhdueshme nga ajri, tanket izraelite goditën me predha e mitraluan disa pika që dyshoheshin si pozicione të forcave Hamas, ndërsa këto të fundit u përgjigjën me mortaja, duke vazhduar njëherësh edhe sulmet me raketa në zonat jugore të Izraelit.
Shefat e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ndërmorën një mision për ndalimin e konfliktit në Rripin e Gazës, por duket se bindja e palëve për t‘u ulur në tavolinën e negociatave do të jetë shumë e vështirë.
Të paktën 42 palestinezë, pjesa më e madhe civilë, gjetën vdekjen të dielën teksa forcat izraelite hynë në një prej zonave më të rëndësishme tregtare të qytetit. "Nuk kemi ndërmend as të pushtojmë Gazën dhe as të shkatërrojmë Hamasin, por të ndalojmë terrorin. Hamasi ka nevojë për një leksion serioz e të vërtetë. Tani po e merr", u shpreh Presidenti izraelit, Shimon Peres, në një intervistë të dhënë për rrjetin amerikan ABC.
Pushtimi i Rripit të Gazës, të shtunën, prej forcave izraelite, nisi pas një jave bombardimesh nga ajri, toka dhe deti - përplasja më e madhe izraelito-palestineze në dekada. Numri i përgjithshëm i të vrarëve palestinezë, sipas burimeve mjekësore, arriti dje në 512. Bëhet me dije se të paktën një e katërta e viktimave janë civilë. Sipas një grupi palestinez për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shifra e saktë është 40 për qind.
Zyrtarë të lartë izraelitë lanë të kuptohet se ofensiva mund të vazhdojë gjatë. Thirrjet për ndërprerjen e luftimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetësi kryesor i Izraelit, qeveritë e tjera si dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ranë në vesh të shurdhër, për shkak të mosmarrëveshjeve për cilën palë duhet të heqë dorë e para nga përdorimi i forcës.
Zyrtarët izraelitë bënë me dije se sulmi ka një seri synimesh, përfshi dobësimin e Hamasit, duke vrarë luftëtarët e tij, si dhe duke ushtruar reprezalje, në mënyrë që grupi të mendohet dy herë përpara se të godasë me raketa rajonet jugore të Izraelit. Njëherësh shpresohet edhe ndërprerja e rrugëve të nëndheshme që përdor Hamasi për t‘u armatosur.
Të dielën në mëngjes u regjistruan përplasje me armë të lehta zjarri mes luftëtarëve Hamas dhe ushtarëve izraelitë, por më pas dëgjoheshin vetëm të shtënat e tankeve izraelitë. "Armiku sionist duhet të dijë se betejën në Gaza e ka të humbur", tha Abu Ubaida, zëdhënës i krahut të armatosur të organizatës Hamas. Një oficer i lartë i ushtrisë izraelite u shpreh: "Rezistenca më e madhe na erdhi nga goditjet e mortajave, por jo prej përballjeve ballë për ballë me luftëtarët Hamas". Burime të tjera ushtarake izraelite bënë me dije se sulmet ajrore kishin goditur disa duzina objektiva, përfshi edhe tunelet përmes të cilëve palestinezët kontrabandojnë armë e municione.
Numri i lartë i viktimave civile mund të shtojë presionin ndërkombëtar mbi Izraelin për ndërprerjen e operacionit më të madh ushtarak në Gaza gjatë këtyre katër dekadave të fundit. Por konflikti fsheh edhe risqe politike për liderët izraelitë përpara zgjedhjeve të 10 shkurtit, veçanërisht në rast se forcat e armatosura pësojnë dëme të konsiderueshme gjatë luftimeve me forcat Hamas.