Irak, arrin në 23 numri i të vdekurve nga sulmet
MOSUL- Të paktën 23 persona duke përfshirë edhe gjashtë ushtarë mbetën të vdekur sot, në Irak, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
Sulmet ndodhën në rajonin e Bagdadit dhe në qytete të tjera, në veri të vendit.
Në Bagdad dhe në periferi dy autobomba dhe një bombë e vendosur në anë të rrugës shpërthyen duke shkaktuar nëntë të vdekur dhe 22 të plagosur", theksuan burimet zyrtare irakiane.
"Në provincën Salahedine, më në veri, një autobombë shpërtheu duke shkaktuar pesë të vdekur dhe 21 të plagosur", shtuan burimet zyrtare vendase.
"Në Bakuba, në veri të Bagdadit, dy bomba shpërthyen në një banesë, ku humbën jetën një fëmijë dhe u plagosën nëntë persona", sipas burimeve zyrtare irakiane.
"Në provincën Nineve, persona të armatosur hapën zjarr kundër një automjeti, që transportonte ushtarë duke vrarë pesë prej tyre", sipas burimeve zyrtare vendase.
"Në të njëjtin rajon, persona të armatosur vranë një ushtar dhe dy civilë", njoftoi policia.
(m.a/afp/BalkanWeb)