Gruevski-opozitës: Keni afat deri nesër për zgjedhjet
MAQEDONI- Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski përmes një fjalimi publik tha se vendi gjendet përpara dy alternativave, ose të votohet raporti për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 13 tetor.
Ai këtë ofertë i`a bëri partisë më të madhe opozitare Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM). Gruevski i bëri thirrje opozitës të votojnë çfarëdo raporti, për të mos humbur vendi rekomandimin për anëtarësim në BE dhe caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim. Gruevski akuzoi opozitën për mosuksesin e negociatave.
Sip[as kryeministrit raporti mund të votohet me mbivotim, duke nënvizuar se LSDM ka tre anëtarë në Komisionin anketues për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit. Ai gjithashtu theksoi se nëse këtë raport nuk do të votojë kryetari në dorëheqje Borçe Davitkovski, ai ofroi që të zgjidhet kryetar i ri i komisionit nga radhët e LSDM. "Jemi të gatshëm për kryetar të komisionit të pranojmë edhe vetë Cërvenkovskin apo Makradulin apo cilindo ata që duan. Në këtë mënyrë, LSDM do të ketë raport ashtu siç dëshirojnë, dhe Maqedonia do të çlirohet nga kërcënimi për humbjen e rekomandimit. Kuptohet, se për një pjesë të madhe të opinionit ku do të ishte një raport partiak, por me rëndësi është që vendi nuk do të humb rekomandimin", theksoi Gruevski.
Sipas tij, në rast se kjo do të jetë e papranueshme për LSDM, atëherë propozojmë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Gruevski tha se I vlefshëm do të jetë versioni i raportit, i asaj partie që do të fitojë zgjedhjet e parakohshme.
"13 tetori është dita e fundit, e diela para 16 tetorit, kur do të mbërrijë raporti nga Komisioni Evropian. Të hënën është dita e fundit kur mund të shpërndahet Parlamenti dhe të mbahen zgjedhjet para raportit të publikuar. Presim përgjigje të qartë menjëherë, deri nesër. Ato zgjedhje kanë kuptim në rast se mbahen vetëm para raportit", theksoi Gruevski. Ai bëri porosi, që ose të votohet raporti në pjesën e kualifikimeve juridike ose të shkohet në zgjedhje dhe të vendos populli.
(m.a/ina/BalkanWeb)