E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 178 të vdekur nga përmbytjet

ISLAMABAD- Përmbytjet nga reshjet e dendura të shirave kanë shkaktuar të paktën 178 të vdekur tri javët e fundit, në Pakistan, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.

"Të paktën 178 persona kanë mbetur të vdekur nga reshjet e dendura të shirave dhe përmbytjet në të gjithë vendin", theksuan burimet zyrtare pakistaneze.

Burimet zyrtare shtuan se reshjet kishin shkaktuar gjithashtu 855 të plagosur dhe kishin goditur 5 615 rajone si dhe kishin shkatërruar 20 312 banesa në të gjithë vendin.
Një bilanc i mëparshëm njoftonte për të paktën 139 të vdekur.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›