Irak, atentat ne Bagdad, 15 te vdekur

Nje tjeter atentat ka tronditur sot qytetin e Bagdadit, ne Irak. 15 persona kane humbur jeten si pasoje e shperthimit te nje autobombe.
Lajmin e bejne te ditur agjencite irakene, sipas te cilave nga i njejti atentat 20 persona te tjere kane mbetur te plagosur.
Burimet shtojne se shperthimi ndodhi ne afersi te nderteses se Teatrit Kombetar, ne lagjen qendrore te Karrades.