E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, dënohen me vdekje tre persona

Një gjykatë në Irak ka dënuar me vdekje tre persona të cilët akuzohen se janë përgjegjës për vrasjen e 68 personava në një kishë vitin e kaluar.

Zëdhënësi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Sattar Abdul-Bayrkdar theksoi se tre personat u shpallen fajtorë për planifikimin dhe përgatitjen e sulmit me 31 tetor, kur një kamikaz mbajti peng për orë të tëra disa besimtarë të krishterë dhe me pas ka hedhur veten në erë.

Bayrkdar tha se tre të dënuarit kanë një muaj kohë për tu ankuar ndërsa shtoi se një tjetër bashkëpunëtor i tyre është dënuar me 20 vjet burg.

Ndërkohë emrat e të dënuarve nuk janë bërë të ditur ndërsa komunitetit i krishterë në Bagdad ka mirëpritur vendimet e gjykatës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›