E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, dy shpërthime me bomba, 10 të vrarë

Nga dy shpërthime me bomba në Bakuba të Irakut janë vrarë të paktën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Televizioni i Irakut raportoi se shpërthimet kishin ndodhur në një dyqan kafeje.

Sulmet e mbrëmshme ndodhën në kohën kur në disa qytete, nga një varg shpërthimesh, janë vrarë së paku 35 vetë dhe janë plagosur më se 100 të tjerë.

Në Irak është shënuar rritje e dhunës në muajt e fundit, e cila i ka shtuar shqetësimet në mesin e irakianëve për kthimin e dhunës sektare, pasi trupat amerikane janë tërhequr nga ky vend në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›