E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, dëbohet familja e Bin Ladenit

Familja e Osama bin ladenit është dëbuar nga Pakistani.

Zyrtarët thanë se tre vejushat e Bin Ladenit dhe fëmijët e tij, kanë udhëtuar me aeroplan për në Arabinë Saudite, sot herët në mëngjes.

Pakistani e kishte burgosur familjen e tij, pasi lideri i Al-Kaidës u vra nga një aksion i forcave speciale të Shteteve të Bashkuara, më 2 maj të vitit 2011.

Analistët thonë se atëherë kur të dalin jashtë Pakistanit, familja mund të zbuloj detaje se si ishte e mundur që personi më i kërkuar në botë, për vite të tëra, të fshihej në Pakistan.

Sipas tyre, është e mundshme që ai ishte i ndihmuar nga elemente të ushtrisë së fuqishme dhe të agjencisë së spiunazhit.

Familja e Bin Ladenit ishte arrestuar dhe dënuar për hyrje ilegale në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›