Irak, militantë të Al Kaedës vrasin 25 vetë

Anëtarë të rrjetit terrorist të Al Kaedës kanë hyrë me forcë në një fshat në jug të Bagdadit dhe kanë vrarë 25 persona.
Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Ministrisë irakene të Mbrojtjes, sipas të cilave persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi.
Të njëjtat burime shtojnë më tej se aksioni i organizatës terroriste mund të jetë reagim i saj ndaj operacioneve ushtarake që po kryhen në Irak.