Irak, myslimanët kërkojnë lirimin e gazetarit që goditi Bushin
Bagdad -Besimtarët dhe predikuesit mysliman në Irak, ato të besimit suni dhe sektit shiitë, i ka bërë thirrje qeverisë që të lirojë gazetarin, i cili e gjuajti presidentin amerikan, Xhorxh W. Bush, me këpucë. Nga ana tjetër, familja e gazetarit Muntazer al-Zaidi protestoi në një hyrje të kompleksit të fortifikuar të Zonës së Gjelbër në Bagdad, ku ata mendojnë se ai mbahet në një spital, pasi u plagos rëndë gjatë arrestimit të tij.
Në xhaminë kryesore shiite të Bagdadit, al-Kadhum, predikuesi Mohammed al-Shami duke drejtuar sot lutjen i kërkoi kryeministrit Nuri al-Maliki të lirojë Zaidin.
"Ne i konsiderojmë ata përgjegjës për sigurinë e tij", deklaroi predikuesi. "Ata janë përgjegjës për jetën, shëndetin dhe gjendjen e tij psikologjike", theksoi ai. Në xhaminë kryesore sunite arabe në Bagdad, predikuesi Abu-Hanifa i kërkoi Malikit një shpjegim.
"Nga ky vend i bëjmë thirrje kryeministrit dhe i kërkojmë atij ''Na thoni pse keni arrestuar një person, i cili ka bërë një akt heroik dhe të drejtë? Një qëndrim që shumë nga ne duhej të kishim marrë shumë kohë më parë'', theksoi Uthman Raheem gjatë predikimit të tij. "Pse arrestoni një njeri që u ngrit para padrejtësisë?", shtoi ai.