E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshkallëzohen protestat, 6 vjedhje bankash në 72 orë

Athinë - Më të përfituarit e protestave të fundit në Greqi duket se kanë qenë hajdutët. Mediat e Athinës flasin për të paktën gjashtë vjedhje bankash në 72 orët e fundit. Teksa forcat e sigurisë së Athinës u janë përkushtuar tërësisht mbajtjes nën kontroll të protestave të një pasnjëshme, një grup hajdutësh kanë shfrytëzuar rastin për të grabitur banka të ndryshme. Njëra nga bankat e vjedhura është një filial i “Emporiki Bank” në lagjen Eksarhia ku u vra edhe 16 vjeçari Grigoropulos. Policia nuk ka arritur të zbulojë hajdutët të cilët të maskuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Një tjetër bankë e grabitur është edhe “Ethniki”. Në momentin e vjedhjes, hajdutët kanë përfituar edhe nga mosfunksionimi i sistemit të alarmit dhe kamerave të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›