E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak perplasen autobuset e pelegrineve

Te pakten 15 persona kane humbur jeten dhe shume te tjere kane mbetur te plagosur ne nje perplasje mes dy autobuseve me pelegrine ne Irak.

Shumica e pasagjereve ishin shtetas iraniane.

Ngjarja ka ndodhur ne jug te vendit sipas informacioneve te dhena nga policia e provinces se Babilit.

Nje prej mjeteve ishte drejtuar nga Najaf ne Samarra dy qytetet e shenjta per shiitet ndersa tjetri nga Najaf ne Hilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›