Evropa goditet nga acari dhe permbytjet

Evropa veriore po perballet me acarin dhe rreshje te dendura debore qe kane shkaktuar nderprerjen e trafikut hekurudhor ajror e rrugor ne shume pjese te kontinentit. Temperaturat me te uleta kane shkuar deri ne -33 grade celcius.
Gjate 72 oreve te fundit si pasoje e motit te keq kane vdekur 30 persona nga te cilet 12 ne Poloni. Shumica e viktimave kane qene te pastrehe.
Derisa veriu i kontinentit perballet me acar permbytjet kane pershire Ballkanin Perendimor. Ne Shqiperi mbi 7000 persona jane evakuuar dhe ne Mal te Zi 1300 veta.Permbytjet kane prekur dhe Serbine.