Irak rritet bilanci i viktimave ne Samarra

Bilanci i atentatit të djeshëm ndaj një grupi shiit pelegrinësh të cilët po shkonin në qytetin e shenjtë iraken të Samarrës ka shkuar në 48 të vdekur dhe 80 të plagosur.
Lajmin e ka bërë të ditur policia irakene.
Dje, një atentator ka shpërthyer xhupin me eksplozivë në mesin e turmës së pelegrinëve shiitë të cilët kishin ndaluar në një postbllok.