Premier Lige Runi skuq Mancesterin

Nje perlee Runit i dha dje skuadres se Fergusonit fitoren ndaj Mancester Sitit. Junajtid ruan keshtu te paprekur diferencen e pikeve me ndjekesit
Kur vlerat e futbollisteve qe luajne per ekipet perkatese eshte e njejte atehere diferencen ne nje ndeshje mund ta bejne vetem gjenite. Ne te njejten situate u gjenden dje edhe dy ekipet e Mancesterit. Numri nente i Jubajtidit vendosi qe te prishte barazimin me nje rroveshate qe si zor do te harrohet. Pikerisht ne derbin numer 145 midis djajve te kuq dhe Sitit diferencen e beri numri nente i Ser Aleksit. Keshtu ne Teatrin e Eumlndrrave ne syte e 75322 shikuesve magjia e sulmuesit te kombetares angleze e ktheu me kembe ne toke Sitin e Mancinit. Ekipi i sheikut Mansur pas kesaj humbjeje i largohet plot tete pike Junajtidit qe ka ende nje ndeshje per te rikuperuar.
Vetebesimi i Sitit
Ne qofte se dikush priste qe Siti do te luante ne mbrojtje atehere e kishte gabim ne fakt qe ne minuten e kater ekipi i qytetareve rrezikoi me David Silven perfitoi nga gabimi i Vidicit qe dergoi sferen ngjitur me shtyllen. Me pas per rreth 30 minuta spanjolli beri nje loje mjaft mire duke levizur bukur mes mesfushes dhe sulmit. Nderkohe qe para mbrojtjes dominoi tere skenen Jaja Ture. Ish-lojtari i Barces shkaterroi Andersonin dhe cdo lojtar te Junajtidit qe i dilte perpara. Keshtu gjate pjeses se pare Junajtidi i befasuar nga agresiviteti i kusherinjve rrezikoi shume pak. Ne disa raste Nani rrezikoi me goditje nga distanca. Pikerisht lojtari nga Portugalia qe se bashku me Rajan Gigsin mbeshtesnin Runin partneri i tij Berbtov qendroi ne stol do te ishte edhe njeri prej me te mireve ne fushe.
I perjetshmi Rajan Gigs
Deri ne minuten e 41-te takimi ishte shume i ekuilibruar pasi mbrojtjet e skuadrave perkatese arriten qe te ruanin mjaft mire sulmuesit qe ishin lene disi te vetem si Runi ashtu edhe Tevezi ishin te vetmit sulmues te deklaruar te fillimtakimit. Keshtu te pakten per pjesen e pare skenen e rrembyen mesfushoret qe luanin midis linjave. Ose me sakte i perjetshmi Rajan Gigs. Ishte pikerisht uellsiani autori u aisistit qe dergoi Nanin ne gol. 27-vjecari i dha nje top portugezit qe pa u menduar shume kaloi Zabaleten dhe me take mposhti portierin Hart.
Faktori Xeko
Ne fillimin e pjeses se dyte te takimit Mancini beri dy nderrime te shpejta keshtu fushen e lojes e lane Kolarv dhe Milner nderkohe qe u futen Rajt-Filips dhe Xeko. Pikerisht ky i fundit nderroi komplet fytyren e Sitit. Ne minuten e 20-te ishte pikerisht boshnjaku lojtari qe futi kemben dhe i nderroi rrugen sferes qe po dilte nga fusha. Kjo prekje e tij u kthye ne nje asist per Silven qe me shpine mposhti Van der Sarin. Ne ate moment Fergusoni vendosi qe te zevendesonte Andersonin me armen e tij te preferuar Berbatov.
Goli i endrrave
Sigurisht qe goli i pesuar uli shume moralin e djajve te kuq. Per te zgjidhur nje takim duhej goditja e nje gjeniu. Dhe nje te tille e kishte Fergusoni ne fushe. Behet fjale per Uejn Runin qe shenoi dje nje gol nga ata qe mund te realizosh nje here ne tere karrieren. Numri nente i djajve ne minuten e 78-te pasi mori nje top nga Nani nuk u mendua dy here dhe me nje rroveshate shtangu dy mbrojtesit qe po e mbulonin dhe la ne vend edhe portierin Hart. Keshtu djaloshi i ardhur nga Evertoni realizoi golin e endrrave pikerisht ne stadiumin qe nje legjende si Bobi Carlton e quajti Teatri i Eumlndrrave.
Runi Ishte goli me i bukur i karrieres sime
Pas ndeshjes heroi i Junajtidit tregoi se goli i realizuar ne minuten e 78-te ishte me i bukuri i karrieres se tij. Pashe teksa sfera po me vinte perballe dhe pyeta veten pse te mos te provoj te godas menjehere. Per fatin tone te mire topi hyri ne trekendesh dhe ne morem tri pike te rendesishme. Mund tju them se ky eshte goli im i pare me rroveshate si profesionist. Nje te tille e kam shenuar edhe ne shkolle. Si perfundim them se me i rendesishem eshte fakti qe pas humbjes qe pesuam me Vorlhemptonin arritem qe te riktheheshim tek fitorja. Ne keto caste eshte shume mire qe te ruash vendin e pare - tha Runi.
Renditja Nd. Pike
1. M. Junajtid 26 57
2. Arsenal 26 53
3. M. Siti 27 49
4. Totenhem 26 47
5. Celsi 25 44
6. Liverpul 27 39
7. Sanderlend 27 37
8. Bolton 26 33
9. Stok Siti 26 33
10. Njukasell 26 32
11. Bllekbern 27 32
12. Fulhem 26 30
13. Everton 25 30
14. Birmingem 25 30
15. Aston Vila 27 30
16. Bllekpull 26 29
17. Uest B. A. 26 27
18. Uigan 27 27
19. Uest Hem 27 25
20. Uhempton 26 24