Krasniqi Me deshire do ta pranoja postin e Presidentit

Nese eshte edhe vullneti i partive tjera politike ne Kuvend qe une ta ushtroj ate pozite poziten e Presidentit une do ta pranoja me deshire i tha radios Evropa e Lire Jakup Krasniqi ushtrues detyre i Presidentit te Kosoves.
Seanca konstituive e Kuvendit te Kosoves eshte vendosur te mbahet me 24 shkurt. Ju me heret keni deklaruar se Kosova para shenimit te pervjetorit te trete te pavaresise do ti kete institucionet e reja. Pse erdhi deri kjo shtyrje
Ne rend te pare vertet eshte fakti se u vonua certifikimi i deputeteve te partive politike ne anen tjeter realisht ende nuk kane perfunduar bisedimet per formimin e nje koalicioni qeverises per faktin se asnje subjekt politik nuk ka fituar vende te mjaftueshme qe ta beje qeverine. Prandaj te gjitha keto na kane cuar qe data 24 ti jape hapesire te krijimit te koalicionit qeverises.
Ne anen tjeter ne kemi pasur mbledhje me te gjitha partite politike ose grupet parlamentare qe kane dale nga keto zgjedhje te pozites dhe te opozites dhe ishte kerkese edhe e dy grupeve te komuniteteve atij serb dhe komunitetit turk dhe boshnjak qe kane nevoje ti bejne disa bisedime mes vete prandaj ne e shtyme edhe per nje jave.
Ndoshta eshte pak teper por ne konsiderojme qe pasi ishte kerkese e tyre dhe ekzistonte konsensusi per daten e caktuar mendojme se kemi bere nje zgjidhje mjaft te mire dhe nje zgjedhje qe te mund ti krijojme institucionet ta konstituojme Kuvendin dhe menjehere te shkoje ne zgjedhjen e presidentit dhe te kabinetit qeveritar.
Partia Demokratike e Kosoves po udheheqe bisedimet per formimin e koalicionit te ardhshem qeveritar. Duket se ka telashe per shkak se gati te gjitha partite pervec AKR-se e kane perjashtuar mundesine per te hyre ne koalicion me PDK-ne. A mund te thuhet se kjo eshte nje prej arsyeve per shtyrjen e konstituimit te Kuvendit
Po sigurisht edhe kjo eshte nje veshtiresi. Megjithate duhet nje kohe per te biseduar per nje koalicion. Fundja nuk eshte qellimi vetem ta konstituojme Kuvendin dhe ta bejme nje zgjedhje te shpejte te presidentit dhe Qeverise por qe te bejme nje zgjedhje sa me te qendrueshme per faktin se Kosoves i duhen institucione te qendrueshme dhe institucione qe marrin pergjegjesi ne rend te pare per te mireqeverisur me vendin per ta zhvilluar vendin per te ngritur sundimin e rendit dhe ligjit por edhe per ti marre pergjegjesite sic jane bisedimet liberalizimi i vizave dhe integrimi drejt Bashkimit Evropian.
Sa konsideroni se do te jete i qendrueshem koalicioni i ardhshem
Eumlshte e ditur se koalicioni sa me shume numra qe te kete eshte me i fuqishem. Por jo gjithhere numrat e percaktojne fuqine e nje koalicioni. Edhe percaktimi i njerezve ne vendet e caktuara korrektesia dhe niveli i marreveshjes mes subjekteve politike te koalicionit jane ato qe percaktojne ndoshta me se miri fuqine politike qeverisese dhe stabilitetin e nje kabineti qeveritar.
Zoti Krasniqi thuhet se nje pjese e madhe e anetaresise se PDK-se kane propozuar qe ju te jeni president i Kosoves. E deshironi ju kete post
Realisht une mendoj qe nuk eshte kerkese vetem e anetaresise se Partise Demokratike. Une mendoj se nga puna qe kam bere gjate tere ketyre viteve ne skenen politike ne Kosove e ne menyre te vecante nga udheheqja ne Kuvend kam krijuar mbeshtetes edhe jashte Partise Demokratike te Kosoves.
Megjithate percaktues eshte vendimi qe del nga organet e PDK-se nje vendim eshte marre ne kryesine e PDK-se. Do te thote eshte perseritur fakti qe kandidat per kryeminister eshte kryetari i partise zoti Hashim Thaci dhe kandidat i PDK-se per postin e presidentit eshte sekretari i pergjithshem qe ne kete rast jam une.
Nuk e kundershtoj nese eshte vullneti. Kjo nuk varet vetem nga Partia Demokratike ne fakt kjo varet edhe nga deputetet e Kuvendit te Kosoves se fundi i fundit kjo pozite ky post duhet te votohet ne Kuvendin e Kosoves dhe nese eshte edhe vullneti i partive tjera politike ne Kuvend qe une ta ushtroj ate pozite une do ta pranoja me deshire.
Eumlshte raportuar per mosmarreveshje ne kuader te PDK-se per ndarjen e posteve kryesore. Sa jane te verteta keto njoftime
Ju e dini qe ne fund te vitit te kaluar Partia Demokratike e ka mbajtur Kongresin dhe mendoj qe ka qene nje unitet i plote. Pastaj eshte mbajtur konventa per kryeministrin dhe aty nuk ka pasur asnje kundershti. Ne demokraci sigurisht qe ka edhe debat ka ndonjehere edhe kunderthenie por vendimet jane unanime. Pra edhe rasti i djeshem qe eshte marre si vendim i Kryesise se PDK-se ka qene me konsensus do te thote nuk ka pasur asnje kundershti asnje pakenaqesi te brendshme nga asnje pale.
Cdo here e me shume kerkohet nga Kosova qe te nise sa me pare bisedimet me Serbine. Kur mendoni se duhet te ndodhin dhe a keni ndonje strategji
Une mendoj qe bisedimet nuk mund te fillojne pa u konstituuar te gjitha institucionet e Kosoves pastaj pa u bere nje pergatitje me e detajuar per kete ceshtje. Ju e dini qe te ne ka ekzistuar ne vazhdimesi gatishmeria per te biseduar sepse pas konflikteve eshte periudha e bisedimeve dhe gjithnje kemi qene te gatshem per kete. Ajo qe une dua te them eshte se Kosova me Serbine ka shumecka per te biseduar.
Ne kemi biseduar edhe gjate ketyre viteve per te pagjeturit dokumentet kadastrale qe jane marre nga Serbia regjistrat civile gjithashtu qe jane marre nga Serbia pastaj sigurisht se levizja dhe qarkullimi i lire i njerezve ne te dy anet e kufirit eshte nje problem qe duhet te bisedohet dhe te zgjidhet.
Po ashtu edhe tregtia e lire eshte nje problem qe duhet te bisedohet dhe zgjidhet ceshtjet e energjetikes ato te ambientit... Pastaj ka edhe ceshtje tjera per te cilat do te duhej te bisedoje ne cdo rrethane Kosova me Serbine. Ne fund ne si Kosove jemi te gatshem te japim kontributin tone per ta ndryshuar kualitetin e jetes se qytetareve te saj.
Ne fakt edhe Serbia eshte e obliguar qe ta ngreje kualitetin e jetes per qytetaret e vet atje nese Serbia kerkon qe qytetaret serbe te kene nje jete me te mire - eshte gje e natyrshme dhe ne e akceptojme - edhe Serbia duhet te akceptoje se edhe ne Serbi ka shqiptare se edhe ata duhet ta bejne nje jete me te dinjitetshme se Serbia gjithcka cfare ka kerkuar per qytetaret serbe ne Kosove duhet te jete e gatshme tu ofroje edhe qytetareve shqiptare te Presheves Medvegjes dhe Bujanocit.