E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, sulm me bomba: 20 të vdekur, 80 të plagosur

Kerkuk/Irak - 20 persona humbën jetën dhe 80 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me makinë të mbushur me eksploziv që u organizua në afërsi të qytetit Kerkuk në veri të Irakut. Autoritet e policisë dhe të spitalit njoftuan se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Taze ku shumica e banorëve janë shiitë. Sulmi u organizua pas faljes së drekës para xhamisë Resul El Adham dhe se imami ishte ndër viktimat.

Nga forca e shpërthimit mësohet se janë shembur edhe 20 banesa.

Policia bën të ditur se ende nuk dihet nëse ngjarja që ndodhi para 4 orësh të ishte sulm vetëvrasës apo jo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›