Irak, të dyshuarit e Al Kaedës arratisen nga burgu

Dhjetëra militantë të dyshuar të Al Kaedës janë arratisur nga burgu në qytetin Basra të Irakut.
Mediat shtetërore në Bagdad thonë se policia dhe ushtria janë vënë në kërkim të tyre, ndërsa nuk është e qartë se si të burgosurit kanë arritur të largohen.
Ata akuzohen për një sulm me bombë në nëntorin e kaluar, nga i cili u vranë dhjetë persona. Të akuzuarit ishin në pritje të gjykimit.