Irak, valë e re sulmesh
Në “vijën e kuqe” kanë arritur tensionet fetare në Irak të frymëzuara kryesisht nga lufta civile në Siri.
Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur dhe 55 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i dyfishtë në xhaminë sunite në qytetin Bakuba, rreth 50 km në veriperëndim të Bagdadit, pas lutjeve të së Premtes.
Sipas burimeve te policies, bomba e parë shpërtheu gjatë daljes së besimtarëve, ndërsa më vonë një bombë e dytë shpërtheu në të njëjtin vend ku kishte si shënjestër njerëzit të cilët ishin mbledhur për të ofruar ndihmën e parë për viktimat e shpërthimit të mëparshëm.
Menjëherë pas kësaj, në Mantain, në jug të kryeqytetit, një bombë shpërtheu në mes të turmës në funeralin e një Syni, duke vrarë tetë persona dhe duke plagosur të paktën 25 të tjerë.
Sulmet me bomba ndaj xhamive Shia dhe Sunite kundër forcave të sigurisë dhe udhëheqësve të fiseve në Irak, janë rritur ndjeshëm muajin e fundit.
Tensionet gjatë së Premtes janë shtuar në nivelin më të lartë që prej largimit të trupave të fundit amerikane nga vendi në fund të 2011.
Vala e dhunës shpërtheu pasi më 23 Prill forcat e sigurisë bastisën një mbledhje të protestuesve myslimanë sunitë në afërsi të Kirkukut ku bënë thirrje për tërheqjen e kryeministrit shiit Nuri al-Maliki, Gjë kjo që ka zemëruar sunitët dhe shtyr kryengritësit për sulme të tjera.
Të paktën 53 njerëz u vranë atëherë dhe u kthyen përsëri sulmet hakmarrëse kundër forcave irakiane që kanë shkaktuar që atëherë dhjetra viktima.
Situata në Irak vijon të tensionohet më shumë dhe për shkak të luftës civile në shtetin fqinj Siri që ka përkeqësuar tashmë marrëdhëniet mes myslimanëve suni dhe shiitë.