Arabia Saudite virusi i ri vdekjeprures prek edhe stafet mjekesore

Nje virus i ri vdekjeprurës i rrugeve te frymarjes, i ngjajshem me SARS ka prekur edhe stafin shendetesor ne lindje te Arabisë Saudite. Sipas Ministrise se shendetesise ne Arabine Saudite punonjesit e kujdesit shendetesor u prekën nga virusi pas kontakteve me pacientet e infektuar. Qe nga shtatori i 2011 OBSH ka njoftuar per 40 raste të prekur nga ky virus, 20 prej të cilëve kanë vdekur. Ekspertet po studiojnë me shume kujdes simptomat dhe mënyrën e përhapjes se virusit.
Zyrtaret e Shendetesise flasin për mundësi të shumta qe virusi te përhapet edhe ne vende të tjera e veçanërisht në spitalet franceze.
Virusi ka pasoja te renda fizike. Shumë prej pacienteve kanë nevojë për frymëmarrje artificiale. Virusi i ri ka ngjashmëri me SARS që u shfaq ne vitin 2002 ne Kine dhe më pas në 2003 u kthye në epidemi botërore.